Regjisori i njohur Lorin Terezi është vlerësuar me çmimin e parë të festivalit të organizuar në Australi për filmat me metrazh të shkurtër.
Lorini ka arritur të fitojë çmimin ‘Best International Short Film’ në kompeticionin e quajtur ‘Flickerfest Award’, ku kanë garuar regjisorë nga e gjithë bota së bashku me projektet e tyre kinematografike.
Vetë Terezi ka zgjedhur ta zbulojë këtë lajm në llogarinë e tij në ‘Instagram’ në një postim ku nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë apo ndjekësit e tij.
Me siguri ky çmim ka bërë të lumtur jo vetëm Lorinin, por të gjithë artdashësit e kinematografisë shqiptare.