INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Regjisorit Gjergj Xhuvani i jepet lamtumira e fundit, lirohet nga burgu për pak orë i biri

Regjisorit Gjergj Xhuvani i jepet lamtumira e fundit, lirohet nga burgu për pak orë i biri

Publikuar më: 13:25 20-08-2019

Mbërrin në Shqipëri trupi i regjisorit Gjergj Xhuvani, që u nda nga jeta pak ditë më parë në Romë. Familja Xhuvani zgjodhi të kryejë një ceremoni mortore private, ku të pranishëm do të jenë familjarët, të afërmit dhe miqtë e regjisorit të ndjerë. Mësohet se Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje edhe birit të tij, Kostandin Xhuvani, për t'i dhënë lamtumirën e fundit të atit. Kujtojmë këtu që Kostandini është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e 4 personave, ndërsa sot nën masa të larta sigurie ai do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij, Gjergj Xhuvanit.

Regjisori teksa po realizonte e montazhin e filmit të tij, “Liqeni im”, pësoi një arrest kardiak dhe nuk ia doli dot të mbijetonte.
Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet Dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë "Bardhë e zi".
Ka punuar si regjisor në filma mjaft të njohur për publikun, si “Në kërkim të kujt”, “Lindje, perëndim, lindje”, “I dashur armik”, “Parrullat” etj.Qe i pari kineast shqiptar që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001.
Ka dhënë kontributin e tij në kinematografinë shqiptare edhe si skenarist në filma si “Parrullat”, “I dashur armik”, “Në kërkim të kujt” etj.
Po ashtu ai ka interpretuar si aktor në “Edhe ne luftuam” dhe “Hije që mbeten pas”. Pas filmit “Engjëjt janë larg”, një vit më parë kineasti Gjergj Xhuvani pritej të prezantonte në kinema realizimin e fundit kinematografik,“Liqeni im” por vdekja e mori papritur në moshë të re 56 vjeçare.

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709