Në emisionin e pasdites “ IN Traffic” në IN Radio 105.7 ishte e ftuar regjisorja Iris Canaj. Ajo njihet si regjisore e filmave të zhanreve të ndryshëm duke përfshirë dramën, komedinë dhe tragjedinë.
Pasi na tregoi disa nga aktivitet e fundit të saj, Anisa e pyeti në lidhje me mundësinë që të ofrohet në vendin tonë, për të ecur përpara( botën e artit). Pyetja ishte: A mjafton vetëm talenti? Sipas Irisit, askund në botë nuk mjafton vetëm talenti. Mund të kemi njerëz të talentuar, por që qëndrojnë në shtëpi dhe nuk përpiqen fare për talentin e tyre, për dikë që t’i zbulojë nëse vlejnë.
E pyetur, nga moderatorja : Po nëse ata kanë trokitur dhe dyert kanë qenë të mbyllura? Shikoni më poshtë video-n, se çfarë përgjigje ka dhënë regjisorja, Iris Canaj.
Gjithashtu është dhënë edhe një mesazh i rëndësishëm, për të gjithë të rinjtë në Shqipëri që janë pesimistë për të arritur synimet e tyre.