INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Regjistrimet në universitete ndër vite në rritje…[VIDEO]

Publikuar më: 15:24 12-09-2017

Interesi i të rinjve për shkolla të larta është shtuar ndër vite. Edhe pse rritja e të diplomuarve nuk justifikohet me tregun e punës që shkon në të kundërt duke u tkurur të rinjtë nuk duan t’ja dinë po një diplomë ama e duan në xhep. Sipas të dhënave statistikore, numri i studentëve të diplomuar në 2016 në arsimin e lartë është rritur me 38 % krahasuar me vitin 2011. Dhe të diplomuarit në sistemin tre vjeçar në Bachelor përbëjnë 59 % e studentëve të diplomuar të vitit 2016.
Në 2016 vëmendja për profilin e Juridikut dhe Ekonomikut është në maksimum. Pasi numri më i madh i studentëve, rreth 28% e tyre, kanë zgjedhur të studiojnë Administrim biznesi dhe ligj. Kurse degët më pak të preferuara i përkasin fushës së shërbimeve, ku në 2016 profilet të tilla janë përzgjedhur nga 2.1 % e studentëve.
Po nëse hedhim një sy nga pikëpamja gjinore rezulton se zgjedhjet e fushave të studimit janë të ndryshme. Përveç degëve të Ekonomikut dhe Drejtësisë, që ka një lloj barazie mes vajzave dhe djemve në degë të tjera ka ndryshime të theksuara. Ku në mësuesi, gazetari dhe në fushën e shëndetit dominojnë vajzat. Ndërsa meshkujt zgjedhin më së shumti degët e inxhinierive.

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984