INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Regjistrimi në universitete, ja cilat janë HAPAT që duhet të ndjekin maturantët

Regjistrimi në universitete, ja cilat janë HAPAT që duhet të ndjekin maturantët

Publikuar më: 12:49 02-08-2019

Rreth 24 mijë maturantë në mbarë vendin, kanë afat deri në datën 5 gusht për të plotësuar formularin online A2 në portalin ualbania.

Të gjithë maturantët që duan të regjistrohen në një shkollë publike apo private në Shqipëri duhet të hyjnë në portalin www.ualbania.al dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre. Portali është i hapur 24 orë deri në 5 gusht pa asnjë kufizim rajonal.

Pasi të hyni në portal klikoni mbi dritaren “Aplikimi A2/A3”, për të vijuar më tej mbi ikonën e maturantit.

Vendosni ID-në tuaj të maturës dhe numrin personal të letërnjoftimit. Më pas klikoni “Identifikohuni”. Në seksionin “Fatura” klikoni mbi butonin “Shkarko”. Fatura përmban dy pjesë: Pjesa e sipërme duhet të dorëzohet në bankë për të kryer pagesën. Pjesa e poshtme është kopja juaj që do t’ia tregoni mbikëqyrësit të shkollës suaj.

Maturantët duhet të ruajnë kodin e aplikimit, pasi do t’iu duhet për të konfirmuar pagesën dhe përzgjedhjet. Maturantët që nuk kanë bërë pagesën brenda afateve të paracaktuara nuk mund të aplikojnë për formularin A2. Ndërkohë maturantët të cilëve u është konfirmuar pagesa mund të vijojnë me përzgjedhjen e degëve për aplikimin në universitete.

Maturantët kanë mundësi të zgjedhin deri në 10 preferenca. Fillimisht zgjidhni universitetin dhe më pas, programin e studimit. Pasi të plotësoni preferencat dhe të jeni të sigurtë për zgjedhjet tuaja, klikoni mbi butonin “Konfirmo”. Për të përmbyllur në mënyrë përfundimtare aplikimin duhet të vendosni kodin tuaj të aplikimit të cilin e gjeni te fatura e kryerjes së pagesës. Në këtë moment, aplikimi juaj është përfundimtar dhe ju mund të shkarkoni kopjen e aplikimit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436