INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Regjistrohen 3 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit! Dyfishohet numri i rasteve të reja

Regjistrohen 3 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit! Dyfishohet numri i rasteve të reja

Publikuar më: 16:31 23-07-2020

Tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19 24 orët e fundit, një 77-vjeçare dhe një 83- vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68-vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera. Ministria e Shëndetësisë informon se janë bilanci nga pandemia vijon të thellohet çdo ditë e tashmë numri total i vdekjeve ka shkuar në 123.

Sakaq, nga 477 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, janë konfirmuar 108 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.


Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.


Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 941
Durrës 211
Shkodër 202
Vlorë 98
Lezhë 82
Korçë 64
Fier 52
Kukës 49
Elbasan 46
Berat 32
Gjirokastër 23
Dibër 20

Article Logic
Execution time: 0.0025949478149414