Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publik rendin e ditës për datën 3 prill ku përveç miratimit të listës emërore të shtetasve për anëtarët dhe sekretare të KZAZ-ve, do regjistrohen edhe gjashtë parti të tjera në zgjedhjet e 18 qershorit, shkruan Newsbomb.al.
Pika të tjera në rendin e ditës janë:
-Për emërimin kryesisht të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017.
-Për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017, dhe thirrjen e mbledhjes së parë të tyre
Partitë që do regjistrihen janë:
Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane me kryetar Edmond Petraj
Partia Komuniste e Shqipërisë
Partia Aleanca Popullore me kryetar Artur Dojaka
Partia Socialpuntore Shqiptare
Forca Rinia me kryetar Dritan Broka
Partia Kristian Demokrate me kryetar Mirela Ferracaku