Shpresa për të luajtur te Interi duket se është sfumuar edhe për këtë sezon për Rei Manaj. Sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë, nuk ka mundur të bindë drejtuesit e Interit për të qëndruar me ekipin në këtë sezon dhe sërish është marrë vendimi për ta huazuar atë. Mediat italiane shkruajnë për sulmuesin shqiptar se ziklatrit kanë rënë dakord ta huazojnë lojtarin në ligën e dytë spanjolle te skuadra e Granada-s. Aventura e sezonit të kaluar te Pisa në Serie B, nuk shkoi si duhet për sulmuesin nga Lushnja, i cili këtë vit ka mundësinë që të tregojë vlerat e tij edhe në futbollin spanjoll për të bindur më pas drejtuesit e Interit që ta rikthejnë në skuadër.