INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rej Manaj shënon gol ndaj Juventusit dhe fiton Kupën e Italisë për të rinjtë

Publikuar më: 13:00 14-04-2016

Talenti lushnjar i Interit, Rey Manaj, ka shkëlqyer në finalen e Kupës së Italisë për të rinj, duke shënuar një supergol në fitoren 2-1 ndaj Juventusit.

Falë fitores së parë në Torino 0-1, zikaltërit e patën më të lehtë të fitonin në takimin e kthimit.

19-vjeçari shqiptar realizoi një supergol në minutën e 76 të ndeshjes, duke barazuar shifrat në 1-1. Por, talenti i Kombëtares kuqezi u ndëshkua me të kuq në minutën e 89-të të ndeshjes, pas dy të verdhëve.

Në minutat e fundit, Interi shënoi edhe golin e sigurisë me Zontan, për të ngritur më pas trofeun e Kupës brenda në “San Siro”.

Manaj dhe portieri i Interit ishin ndër më të vlerësuarit me notën 6.5.

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279