Kur na ndan vetëm një ditë nga përballja me Islandën Edy Reja dhe Elseid Hysaj në një konferencë për mediat u shprehën se skuadraështëgatipërtëndryshuarfaqe.
Pas humbjes me Francën, tekniku u shpreh se ndeshja përveç rezultati negativ, i shërbeu skuadrës të kuptonte defektet e saj dhe se do të japë 200% në përballjen e radhës. Tekniku e vlerësoi si jetike ndeshjen në “Elbasan Arena” për ëndrrën drejt Euro 2020.
Më tej ai u shpreh se në formacion do të ketë disa ndryshime dhe mbrojti publikisht skemën 3-5-2, e cila sipas tij i mundëson skuadrës të sulmojë duke u mbrojtur. Gjithashtu ajo që ra në sy është heqja e shiritit të kapitenit nga Mavraj dhe dhënia e saj tek Hysaj.
Mbrojtësi shtatlartë gjithashtu do të zëvendësohet nga Damarku në ndeshjen e radhës. Për këtë vendim tekniku u shpreh se është një zgjedhje teknike dhe se do të bëjë një vlerësim të të gjithë grupit. Italiani e mbylli fjalën duke u shprehur se Islanda është një kundërshtar që Shqipëria mund ta përballojë mjaft mirë nëse të gjithë lojtarët japin më të mirën e tyre.
Nga krahu tjetër kapiteni Hysaj u ndal më gjatë tek ndeshja me Francën, duke iu drejtuar kritikëve.
"Përsa i përket ndeshjes me Francën e dimë të gjithë se kemi pas probleme me zhgënjimet, tifozeri e ata që flasin në rrjetet sociale, janë pak ata që ofendojnë, janë të gjithë ata pas kompjuterit që ofendojnë, është normale që një lojtar të gabojë në fushë. Nuk është e drejtë, që të na sulmojmë, ne vijmë këtu jo për të luajtur për para, por të luajmë për shtetin tonë dhe japim maksimumin për kombëtaren."
Ndërkohë ai u shpreh mjaft i lumtur për shiritin e kapitenit dhe tha se nuk ka frikë të mbajë mbi shpatulla një përgjegjësi të tillë.