INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reklama anti-vaksinimit në Facebook, rrjeti social merr masat!

Reklama anti-vaksinimit në Facebook, rrjeti social merr masat!

Publikuar më: 12:49 28-02-2019

Me shfaqjen e fruthit dhe sëmundjeve të tjera infektive në rrjetin social Facebook, filluan të qarkullonin, lajme kundër vaksinimit të popullsisë, duke e cilësuar atë si të dëmshëm.

Pavarësisht kësaj, Facebook është duke studiuar mënyrat e mundshme për frenimin e disinformimit që përcillet në platformën e saj, në bashkëpunim me disa ekspertë të shëndetit publik.

Sipas CNN, kompania nuk mund të eleminojë mesazhet apo publicitetin që i bëhet mos-vaksinimit që cilësohet si fenomen i dëmshëm nga disa grupe individësh. Ndaj dhe po tentohet të modifikohen rregullat e vendosura për publicitet në rrjetin social Facebook dhe gjithashtu po punohet për të minimizuar vizibilitetin e mesazheve për mos-vaksinimin.

Teksa CNN kërkoi në Facebook fjalën 'vaksinat' , menjëherë i dilnin informacione nga grupet kundër vaksinave. Me masat e reja nuk do të ketë më antireklama.

Me ri-shfaqjen sëmundjeve infektive, Facebook ka qenë nën presion për një kohë të gjatë për rolin e tij në përcjelljen e informacioneve të rreme lidhur me rreziqet e vaksinave.

Article Logic
Execution time: 0.0036678314208984