INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reklamën prekëse të Amazon për festat e fundvitit ja kemi parë si fillim balerinës shqiptare, Isida Mollaymerit [VIDEO]

Reklamën prekëse të Amazon për festat e fundvitit ja kemi parë si fillim balerinës shqiptare, Isida Mollaymerit [VIDEO]

Publikuar më: 19:23 16-11-2020

2 javë më parë Amazon ka publikuar një reklamë mjaft prekëse për festat e fundvitit.

Tematika nuk kishte si të mos ishte izolimi dhe në videon emocionuese përshkruhet historia e një balerine që përzgjidhet për një shfaqje. Ajo fillon me përgatitjet duke bërë prova në çdo vend, por për shkak të pandemisë i anulohet show.

Futet në dhomë, qan dhe motra e vogël që e shikon pas derës organizon një shfaqje në tarracën e pallatit. Shpërndan ftesat në gjithë lagjen, edhe tek komshiu, një djalë i ri dëshmitar i provave të protagonistes së historisë, nëpër shkallë. Ai porosit online një prozhektor për të ndriçuar nga dritarja performancën e balerinës mbi tarracë. Në fund: The show must go on.

Kjo video u pëlqye shumë në rrjet, por duhet t’ju kujtojmë se një video si kjo e Amazon e ka realizuar balerina e mirënjohur e trupës së baletit të TKOB, Isida Mollaymeri.

Isida ka ‘thyer’ çdo izolim të karantinës përmes artit e spektaklit të saj pak muaj më parë kur të gjithë u karantinuam në shtëpitë tona.

Në këto kohë të vështira, balerina ka gjetur frymëzim në sendet e së përditshmes, në objektet e nevojshme brenda mureve të shtëpisë, të cilat i ka shndërruar në skenografinë e një shfaqeje që pavarësisht kushteve, do të vazhdojë ... sepse për një artist, nuk ka mure të pakapërcyeshme, për të shkuar pranë publikut të vet.

“Show must go on”, kapërcen muret e shtëpisë së Isidës për të mbërritur me një klik në shtëpitë e gjithësecilit.

Më poshtë mund të shihni edhe videon “The show must go on” nga Isida Mollaymeri.

 


"Gjithmone kam performuar per ju... sot... sot po performoj per muret, per dollapin, per arushat qe kam ne dhome, per krevatin qe s'po e kuptoj me, nese po e perqafoj diten apo naten, per ujin qe ka qene i vetmi shok qe kam takuar keto dite, e per librin qe ka qene i vetmi vend ku kam udhetuar keto kohe. E sa shume... sa shume gjera kam bere e menduar brenda ketyre 4 mureve. Prisja qe dikush te duartrokiste... po me kot te vetmit qe me nderprisnin ishin ata... Flamurja qe me pyeste cdo minute nese doja fruta, kafe, leng, buke apo nese me duhej ndonje veshje e hekurosur. Apo babi qe thoshte Isida ule muziken se bezdisen komshinjte, mos bej zhurme e vishu se do ftohesh. Edhe perkujdesi i tyre me bezdisi... Nuk doja asgje, asgje nuk doja, doja vetem te degjoja euforine e duartrokitjeve tuaja... Doja vetem te shihja shkelqimin ne syte tuaj e te ndjeja emocionin ne trupin tim. Por jo... Asnje emocion, asnje frymemarrje, asnje qelize me adrenaline... Thjesht nje njeri i ftohte qe po mundohet te kerceje. Qe po mundohet te marre shprese nga “Show must go on”... Une nuk e genjej veten: po, po vuaj... Une i them vetes te verteten. Sepse realiteti dhemb, te rrezon, por te jep force qe te ngrihesh... Me ka marre malli! Me ka marre malli per jeten! Une sot po mundohem te jetoj me shpresen qe neser dielli do te linde serish... 3:39, Apartamenti 8, Tirane", shkruan Isida.

Article Logic
Execution time: 0.0040109157562256