INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rekord ankesash nga biznesmenët, vetëm në qershor afro 3 në ditë

Rekord ankesash nga biznesmenët, vetëm në qershor afro 3 në ditë

Publikuar më: 11:05 26-07-2019

Bizesmenët u ‘mbytën’ me gjobat dhe masa të tjera administrative. Vetëm në qershor 86 nga ta kanë depozituar ankesa pranë institucioneve shtetërore. Kjo lë të kuptohet se të paktën këta sipërmarrës që ankohen nuk e kanë merituar gjobën. Kjo shifër ankesash vlerësohet si rekord për shkak se në muajt e mëparëshëm nuk ankoheshin më shumë se 30 biznesmenë.
Në regjistrin e ankesave të trajtuara vihen re se më shumë ankesa janë depozituar pranë Ministrisë së Ekonomisë, më pas tek ajo e Infrastrukturës, tek e Brendshmja, si dhe tek Agjencia e Prokurimeve Publike.
Ankesat kryesore lidhen me mungesë e asistencës për regjistrimin e pronës pranë sportelit të Hipotekës, ankesa për gjoba, ankesa lidhur me procedurat e prokurimit, për taksat vendore, për anulim dhe ndryshim të disa masave administrative “dënim me gjobë”, anullim të vendimit për detyrime doganore nga Drejtoria Doganore, ankesa për mospërgjigje në lidhje me planin zhvillimor të zones dhe disa të tjera janë kundrejt AKU-së që ju ka bllokuar mallin.

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053