INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rekord, drejtueset femra paga më të larta se meshkujt

Rekord, drejtueset femra paga më të larta se meshkujt

Publikuar më: 09:13 10-05-2017

Problem në vendin tonë ka qënë mosbalancimi i pagave të femrave në krahasim me ato të burrave për të njëjtën punë. Po në 2016 situata ka ndryshuar dhe flitet për pagat në pozicionet drejtuese.
Sipas të dhënave të INSTAT, pagat e femrave në nivelet “Drejtues administrativë dhe komercialë” janë 28 për qind më të larta se të meshkujve. Burrat në këto pozicione drejtimi paguhen mesatarisht me 113.825 lekë në muaj, ndërsa gratë 146.143 lekë në muaj.
Gratë paguhen më shumë edhe në pozicionet  si drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara e këtu gati 3 për qind më shumë se burrat. Të punësuarit meshkuj në këto pozicione paguhen 84.329 lekë në muaj, ndërsa femrat 86.619 lekë në muaj. Teksa gratë çmohen më shumë në pozicionet drejtuese nuk ndodh e njëjta gjë për nivelet e specialisteve.
Sipas INSTAT meshkujt ne sektorin e shëndetësisë paguhen 22% më shumë se femrat dhe në sektorin e mësimdhënies burrat paguhet 14% më shumë se gratë.
Gjithashtu pagat për menaxherët e shitjes favorizojnë burrat pasi kanë paga më të larta, të paktën 12 për qind më shumë se femrat. Paga  me diferencë të lartë nga femrat marrin meshkujt në sektorët e industrisë, në ushtri dhe në shërbimin e mbrojtës personale, profesione këto që dominohen dhe ushtrohen kryesisht nga meshkujt.

Article Logic
Execution time: 0.0049569606781006