Plot 100 mijë shqiptarë kanë kërkuar të marrin një biletë për të qenë në “Euro 2016”. Në Lens, ku Shqipëria do të luajë të shtunën kundër Zvicrës, stadiumi legjendar “Bollaert” mban 35 mijë tifozë, por kjo nuk është e mjaftueshme për të kënaqur pritshmëritë e tyre.
Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë 40 mijë kërkesa për vetëm 5-6 mijë bileta, që u kishte rezervuar UEFA. Të gjitha u shitën në një kohë rekord.