INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rekord i zi/ Arrin në 600 numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit

Rekord i zi/ Arrin në 600 numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit

Publikuar më: 17:35 16-11-2020

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se tetë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë si pasojë e Covid-19. Viktimat janë një 48-vjeçare, një 71-vjeçar, 74-vjeçar, një 85-vjeçar nga Tirana, një 60-vjeçar nga Mirdita, një 60-vjeçar nga Kurbini, një 63-vjeçar nga Gramsh dhe një 71-vjeçar nga Durrësi.

Numri i rasteve të reja në 24 orë është 602 persona, nga 2241 teste që janë kryer në total.

Rastet janë shënuar në këto bashki: 249 në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet, 12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor, sipas të dhënave të Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor.

Article Logic
Execution time: 0.0035488605499268