INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rekord! Komisar Koseni fiton gjyqin dhe përfiton mbi 120 paga

Rekord! Komisar Koseni fiton gjyqin dhe përfiton mbi 120 paga

Publikuar më: 10:20 15-11-2016

Komisar Edmond Koseni, i cili prej më shumë se 10 vjet është pezulluar nga puna ka fituar të gjitha betajat ligjore me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Po epopeja ligjore 10 vjeçare është finalizuar me kthimin e 121 rroga mujore për 10 vitet e lëna pa punë. Ai ka fituar dhe të drejtën për tu rikthyer në punë.

Prej më shumë se 10 vite ish-komisari Edmond Koseni, është pezulluar nga detyra për shkak të një procesi penal kundër tij. Mirëpo edhe pse nga ky proces efektivi i policisë doli i pafajshëm, ai sërisht u la pas dore nga krerët e policisë së Shtetit, duke mos u lejuar të rikthehet në punë. Nisur nga kjo situatë, Koseni është detyruar të punojë në disa kompani private, ndërkohë paralelisht i është futur kalvarit të proceseve gjyqësore, duke kërkuar rikthimin në punë. Edmond Koseni ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit dhe detyra e tij e fundit ka qënë ajo e Drejtorit të Policisë së Qarkut Elbasan.

Gjatë kryerjes së kësaj detyre, ai u padit dhe më pas filloi një procedim penal, në të cilin ai u akuzuar se kryer veprën penale të “torturës me pasoja të rënda”, në bashkëpunim. Po kjo nuk u vërtetua kurrë dhe çështja u pushua. Me daljen i pafajshëm 10 vjet më  parë ai nisi gjyqet dhe sot ndjehet fitimtar dhe i gatshëm të kthet në policinë e shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0021209716796875