Arsenal ka shtuar një tjetër lojtar në akademinë e tij teksa ka nënshkruar me 9-vjeçar nga Afrika e Jugut. Jayden Adetiba, i cili ka lindur në Nigeri dhe ka jetuar në Angli, është tifoz i Arsenal dhe është fotografuar duke nënshkruar një kontratë të rinjsh bashkë me babain e tij John, me imazhin që më pas është postuar në Twitter.
“Djaloshi i vogël i bashkohet një klubi të madh!!” Babai i Adetiba ka shkruar bashkë me një foto me djalin e tij ngjitur në një tavolinë përpara temës së Arsenal. Adetiba ka kaluar shumicën e jetës së tij në Afrikën e Jugut dzke luajtur futboll me SuperSport United Soccer School.
“Falënderoj Zotin dhe prindërit e mi,” shprehet Adetiba për The Sun. “Jam shumë i lumtur. Unë stërvitem tre herë në javë në akademi dhe çdo fundjavë kemi një ndeshje.”