Një diamant rozë, 18,96 karat është shitur me një shifër rekord prej 50 milionë franga zvicerane (rreth 44.3 milionë euro) nga shtëpia e ankandit të Christie në Gjenevë.
Sa i përket blerësit mbetet si gjithnjë mister.
“Pink Legacy”, ky është emri i gurit të çmuar.
Ky gur i çmuar ishte zbuluar rreth një shekull më parë në Afrikën e Jugut.
Regjistrimi i mëparshëm për një diamant rozë u shënua në nëntor 2017 në Hong Kong me shitjen e “Promise Pink”, ku u shit në ankand për 32.48 milionë dollarë.