INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rekord në SHBA. Politikania mban tetë orë fjalim për emigrantët

Rekord në SHBA. Politikania mban tetë orë fjalim për emigrantët

Publikuar më: 09:26 08-02-2018

Kryetarja e Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka shënuar rekord duke mbajtur një fjalim që zgjati 8 orë. Ky është fjalimi më i gjatë i bërë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së. Pelosi, ka rrëfyer histori të imigrantëve pa dokumenta që rrezikojnë dëbimin nga Amerika. Politikania ka bërë fushatë në mbështetje të imigrantëve pa dokumente, që kanë hyrë në SHBA si fëmijë. Administrata e presidentit Donald Trump planifikon të shfuqizojë të legjislacion “Daca”, i cili daton nga koha e ish-presidentit Barack Obama dhe mbron nga dëbimi imigrantët e rinj pa dokumente. Me shfuqizimin e Daca-s, mbi 800,000 veta do të përballeshin me dëbim. Republikanët dhe demokratët pritet të diskutojnë këtë javë për fatin e tyre, në kuadër të marrëveshjes për buxhet. Në mediat sociale, shumë përdorues kanë vënë në dukje se Pelosi, jo vetëm që ka folur për tetë orë, porse, gjatë kësaj kohe, ajo ka konsumuar vetëm ujë dhe ka pasur veshur këpucë me taka ta larta.

Article Logic
Execution time: 0.0021281242370605