Një prezantuese unike në llojin e saj!
Dhe të mendosh që e tillë është treguar në një spektakël ku është parë praktikisht gjithçka, kjo flet shumë për bukuroshen me origjinë shqiptare. MTV e ktheu lajmin se Bebe Rexha do të moderonte MTV VMA 2016 në kryefjalën e mediave, dhe duket se diçka e tillë nuk ishte e rastësishme. Artistja 27 vjeçare i la të gjithë pa fjalë pasi moderimi i saj ishte spektakël më vete. Bebe performoi duke dhuruar një show të vërtetë, me momentin më pikant kur bëri tëerk në një mënyrë që vështirë se e kishim parë ndonjëherë. Ajo vuri duart në tokë ndërsa të pasmet e saj i mbajti në ajër duke i shkundur për kënaqësinë e të gjithë të pranishmëve. Por mbrëmja e Bebes nuk ishte vetëm twerk dhe moderim pasi ylli i “In The Name of Love” ka thyer dhe një rekord shumë të veçantë. Ajo është bërë prezantuesja që ka ndërruar më shumë veshje gjatë një mbrëmjeje të tillë me plot 15 veshje.