Një rekord shumë interesant është regjistruar në qytetin meksikan të Guadalajarës në Meksikë.
Plot 900 veta u mblodhën dhe kërcyen me muzikën e mariaçëve.
I nxehti i madh nuk mundi të prekë entuziazmin e 882 burrave dhe grave që veshën kostumet e tyre tradicionale, plot me ngjyra, për të thyer rekordin e mëparshëm, të vendosur po në Guadalajara, në 2011, me 457 pjesëmarrës.
Kërcimtarëve u kërkohej të performonin një rutinë të koreografuar për të paktën pesë minuta pa ndërprerje, në mënyrë që të kualifikoheshin për rekordin.