INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rektorati i Tiranës pranon kërcënimet ndaj Mynyr Koni-t dhe Dhori Kule-s

Rektorati i Tiranës pranon kërcënimet ndaj Mynyr Koni-t dhe Dhori Kule-s

Publikuar më: 12:30 18-04-2016

Dy ditë pasi Sali Berisha bëri publik kërcënimin ndaj kandidatit për Rektor të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni por dhe rektorit akual Dhori Kule, ka ardhur dhe reagimi zyrtar i Rektoratit. Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat, Rektorati i Tiranës pranon kërcënimin e kandidatit për Rektor dhe Rekorit aktual të UT-së.

“Kërcënimet ndaj Dekanit të FSHN Mynyr Koni dhe Rektorit aktual të UT Dhori Kule kanë pasur për qëllim tërheqjen nga gara vetëm pak ditë përpara të zgjedhjeve të zotit Koni”.

Edhe pas kërcënimit kandidati Kroni vendosi të vazhdojë garën për Rektor të UT. Arësyet e këtij vendimi i zbardhi vetë Rektorati.

“Rektorati bën me dije se Rektori dhe Dekani i FSHN kanë vënë në dijeni menjëherë strukturat shtetërore dhe falë mbështetjes së tyre dhe aktorëve të tjerë, kandidati Koni vendosi të vazhdojë garën”.

Ndërkohë vetë kandiati Kroni nëpërmejt një postimi në facebook ka lajmëruar të shtunën se nuk tërhiqet nga gara.

 

“Unë, kandidati Mynyr Koni, deklaroj që vazhdoj të jem në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës.

I kërkoj studentëve dhe stafit akademik që sëbashku ta çojmë përpara këtë proces zgjedhor me urtësinë dhe zgjuarsinë që karakterizon botën tonë akademike.

Kandidati për rektor i UT-së

Prof. Dr. Mynyr Koni”

Por një tjetër qasje ka rivalja e tij në këtë garë Klodeta Dibra, e cila nëpërmjet një interviste televizive deklaroj se politika po prish garën për Rektor të UT.

 

“Është cenuar gara; është cënuar demokracia në zgjedhje. Ajo që po ndodh midis ditës së djeshme dhe ditës së sotme është një dhunim i procesit zgjedhor, një politizim i këtij procesi. Unë them që zoti Koni të shkojë në Prokurori dhe të bëjë denoncimin përkatës nëse ka kërcënim. Kjo është e vetmja gjë që mund të bëjë zoti Koni për të larguar të gjithë tymnajën. Unë shpresoj që Prokuroria të veprojë shpejtë sepse çështja e zgjedhjeve në universitet nuk pret, pasi zgjedhjet janë të mërkurën. Unë distancohem nga të gjitha veprimet që po dhunojnë procesin zgjedhor”.

Article Logic
Execution time: 0.0036401748657227