INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rektorët në Komisionin e Edukimit, kërkojnë një buxhet më të madh

Rektorët në Komisionin e Edukimit, kërkojnë një buxhet më të madh

Publikuar më: 11:59 06-02-2019

Disa rektorë të Universiteteve Publike kanë qënë të ftuar në Komisionin e Edukimit. Ata kanë folur për situatën e krijuar në universitete gjatë dhe pas protestës studentore.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, deklaroi se mbështet qëndrimet e Asambleve të Fakulteteve, ndërsa kërkoi rritjen e buxhetit të shtetit për Universitetin dhe Doktoraturat.
"Universiteti i Tiranës ka një buxhet shumë të vogël për pagat që mbulohej me tarifat e studentëve dhe kam kërkuar në këtë komision që të mbulohet 100% nga buxheti i shtetit. Kam kërkuar dhe rritjen e buxhetit për kërkimin shkencor për shkak të hapjes së shkollës së Doktoraturës. Kërkimi shkencor lë për të dëshiruar për shkak të mungesës së një fondi të caktuar. Po cënohet cikli i tretë i studimeve për shkak se ligji i ri ka përcaktuar që Doktoraturat zhvillohen në kuadër të një projekti kërkimor që duhet të financohet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor. Unë i mbështes të gjithë qëndrimet e Asambleve së Fakulteteve" deklaroi Koni.

Seanca është shoqëruar edhe me debate të forta mes Albana Vokshit dhe Fidel Yllit. "Mos e ngre zërin, se është turp i madh, je përballë profesorëve, nuk e dështon dot seancën" u shpreh Vokshi.
Ndërsa Ylli tha: 'Nuk jemi për të dëgjuar ty, po ata, boll tani".

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717