INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Remzie Osmani ka një kërkesë publike dhe dy fjalë për Merita Halilin!

Remzie Osmani ka një kërkesë publike dhe dy fjalë për Merita Halilin!

Publikuar më: 14:31 27-10-2019

Të premten që sapo lamë pas, Remzie Osmani dhe Nexhat Osmani ishin të ftuar në emisionin e Eraldo Rexhos, “Lart e Poshtë” në Radiotelevizionin Shqiptar.

Në një bisedë tejet interesante me gazetarin Andi Vrapi, dy këngëtarët e njohur kanë rrëfyer të rejat më të fundit nga jeta e tyre private dhe nga planet e karrierës.

Gjatë bisedës, Remzia na rrëfeu për herë të parë se po pret të bëhet gjyshe nga djali i saj, nga ana tjetër të dy na rrëfyen se janë në përgatitje të këngëve të reja që priten të dalin së shpejti.

Kur Remzia u pyet nga Andi nëse ka një emër këngëtari apo këngëtareje me të cilën dëshiron të bëjë një bashkëpunim, ajo u përgjigj: Merita Halili!

“Po që do kisha dashur ta bëja një duet me dike që e kam pëlqyer gjithmonë… me Merita Halilin!”, - u shpreh Remzia. “Do bënim një këngë popullore që...!”

Më pas ajo vazhdon: “E kam dashur gjithmonë dhe e kam pëlqyer gjithnjë, edhe më pëlqen akoma! Sidomos në këtë recitalin e fundit… ka sjellë një mrekulli! Nuk e di pse nuk kam qenë në Tiranë për ta ndjekur!”

“Nuk e dija në fakt që do të mbahej koncerti se e kam pasur me shumë qejf. Edhe pashë që e kishte përgatitur shumë mirë. Kishte pasur publik goxha. Fantastike!”, - përfundon Remzia.

Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë që dueti mes dy artisteve fantastike tonat të na vijë sa me shpejt!

 

Article Logic
Execution time: 0.003903865814209