INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Renato Mekolli flet për sherrin me Oriela Nebiajn, tregon pse u ndanë [FOTO]

Renato Mekolli flet për sherrin me Oriela Nebiajn, tregon pse u ndanë [FOTO]

Publikuar më: 14:50 26-02-2018

Bashkëpunimi i tyre nisi në momentin kur Renato Mekolli vendosi të shkruajë një libër gatimi dhe të hapë një restorant në Tiranë.

Menjëherë pasi nisën punën për biznesin, ata të dy i shihje thuajse gjatë gjithë kohës në shqoërinë e njëri-tjetrit. Shoqëri kjo e cila nuk do të zgjaste shumë. Kjo sepse ata e ndërprenë bashkëpunimin pa e bërë publike arsyen.

Edhe pse nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, Renato shprehet se kjo nuk do të thotë asgjë.

Këtë herë, teksa ka folur për ‘Thumb’, ai është justifikuar se ishte Ori e para ajo që e hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram dhe pas saj, të njëjtën gjë bëri edhe ai: “Po, është e vërtetë që nuk e ndjekim njëri-tjetrin në Instagram. Filloi nga ana e saj. Nuk jemi më miq, sepse u prish një gjë që filloi shumë bukur. Do kohën e vet çdo gjë, që të kthehet përsëri. Por kjo nuk do të thotë që unë nuk e dua fort apo që nuk më mungon, por shpeshherë ndikon egoja. Nuk na përputheshin mendimet për biznesin. Kur ta ndjejë do vete vetë t’i trokas derës.”

Ndërsa sa i përket sherrit, Renato nuk dha detaje, por tha se ai ka dhënë shpirtin në punën dhe restorantin e tij dhe këtë kërkon nga të gjithë bashkëpunëtorët. Nëse kjo nuk përkthehet në të njëjtën mënyrë edhe nga ata, atëherë këtu bashkëpunimi merr fund: “Unë jam shumë i apasionuar me punën time dhe të njëjtën gjë dua të japin edhe njerëzit që më rrethojnë në atë gjë”,- thotë ai duke sqaruar njëherë e mirë.

Madje zbuloi edhe se së shpejti do të rikthehet në ekran me një reality shoë gatimi, për të cilin ai akoma nuk do të zbulojë detaje. Tregoi vetëm se këtë herë do të jetë vetëm ai shefi dhe gjithçka do të varet nga vendimet e tij.

dd_1516640720-1665012.jpg

95070ca0c9229358c13e65ae381d68c3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391