Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka qënë një nga personazhet më të përfolur në të gjitha mediat rozë në javët e fundit. Sjellja e tij arrogante dhe e ashpër është komentuar gjithandej si aspak e përshtatshme për në kuzhinë. Një skenë aspak e hijshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme me konkurrentin Erjonin, që para disa javësh i tha “na u ça k**i”.
Erioni ka marrë përsipër të realizojë qumështorin, që shef Renato ja derdh ende pa nisur punën.
“E ka gojën sa një çorpae”, shprehet shefi për Erionin.
“E kam profesionin ekonomist”, ia kthen ai duke i treguar se po konkurron duke treguar atë që di të bëjë por edhe për të mësuar.