Renato Mekolli është kthyer në personazhin më të komentuar në media e rrjete sociale për shkak të sjelljes në emisionin e gatimit që drejton ku nuk kanë munguar sherret me konkurrentët. Ai ështe kritikuar disa herë, por edhe është imituar dhe imitimi i rradhës ka ardhur nga moderatori i njohur Florian Agalliu në emisionin e mëngjesit që drejton.
Erjon Merdini ishte duke gatuar dhe Flori kërkoi menjëherë ndërprerjen e emisionit duke bërtitur dhe filloi të thyente pjatat. Fillimisht ish-konkurenti te emisioni i Renatos nuk e kuptoi çfarë po ndodhte dhe me qetësi e pyeti moderatorin se ç’kishte.
“Qetësohu o plak” – dëgjohej teksa i thoshte Erjoni Florit dhe vazhdonte të gatuante.
Pas pak Flori nuk e mbajti dot të qeshurën dhe i tha se kjo ishte thjesht një shaka, ndryshe nga shef Renato që bërtet seriozisht.