Jo çdo gjë është vetëm punë, futboll dhe aspak qejf për futbollistët e Bayern Munchen. Pas një seance stërvitore, gjatë ngrënies, Renato Sanches ka dhuruar spektakël. Jo me top, por me këngë e kërcim. Ai u zgjedh lojtari i ri më i mirë i Europianit France 2016, por mesa duket ai ka edhe aftësi të tjera. Futbollisti i talentuar ka performuar para shokëve të skuadrës, duke kënduar e kërcyer njëkohësisht. Fillimisht ai këndoi Ginza të J Balvin, më pas ishte rradha e Work të Rihanna-s. Eh sa do donte të ishte në vendin e Drake. Jemi të sigurtë që Rihanna do e pëlqente nëse do e dëgjonte, aq më tepër dhe për modelin e flokëve “alla” RiRi, dreadlocks. Imagjinoni pastaj nëse do bënte pak “twerk”.