Kombëtares Shqipëra nuk i kanë mjaftuar fitorja me Lihtenshtejnin dhe barazimi me Maqedoninë pasi ka humbur pozicione në renditjen e re të FIFA-s. Shqipëria ka humbur 3 pozicione në krahasim me një muaj më parë, duke mbajtur tani vendin e 66-të në klasifikimin botëror të FIFA-s.
Kombëtarja Kosovare me dy humbje në muajin shtator, fillimisht ndaj Kroacisë e më pas edhe Finlandës, e zbresin Kosovën në pozicionin e 184-të, që është njëherësh edhe pozicionimi më i dobët i përfaqësueses Kosovare që kur është pranuar në FIFA.
Befasia më e madhe është Kombëtarja Gjermane e cila i ka ‘rrëmbyer’ vendin Brazilit që pozicionohet e dyta. Në vendin e tretë renditet Portugalia që ka fituar 3 pozicione, ndërsa Argjentina në të katërtin. Spanja ka rënë poshtë 10 Kombëtareve më të mira duke u pozicionuar në vendin e 11-të.