Mungesa e ndeshjeve, qoftë miqësore, qoftë zyrtare, por edhe zhvillimi i veprimtarive të tjera kontinentale, siç ishte Kupa e Kombeve të Afrikës, që u mbaj përgjatë këtyre javëve të fundit, ka bërë që Shqipëria të zbresë në renditjen mujore të FIFA-s. Organizmi që qeveris futbollin në botë ka bërë të ditur sot renditjen e re të ekipeve përfaqësuese për muajin shkurt dhe Shqipëria ka zbritur me 4 vende. Kuqezinjtë renditen tashmë në vendin e 55-të, ndërsa para një muaji mbanin vendin e 51-të. Ndërkaq, e kundërta ka ndodhur me përfaqësuesen e Kosovës, e cila është ngjitur në vendin e 165-të të renditjes botërore, një vend më lart sesa muajin e kaluar. Në krye të renditje botërore të FIFA-s për muajin shkurt mbetet Argjentina, ndërsa pas saj është Brazili, Gjermania dhe Kili. Pesëshen e të parëve e mbyll Belgjika.