Shqipëria ka fituar një pozicion në renditjen e re të FIFA-s për muajin Mars. Kombëtarja kuqezi është ngjitur në vendin e 54-t, në kuotën e 623 pikëve.
Gianni De Biasit la pas në klasifikimin e ri përfaqësuese të tilla si Australia apo edhe Izraeli, kombëtarja që bën pjesë në të njëjtin grup kualifikues me ne dhe që në nëntor na shkaktoi atë humbje të hidhur me rezultatin 0-3, brenda në Elbasan Arena.
Edhe Kosova ka ngjitur një pozicion në klasifikimin e muajit Mars, teksa renditet e 164-ta dhe ka lënë pas në renditje edhe një prej kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin G kualifikues të Botërorit, pikërisht Maqedoninë që pozicionohet e 166-ta.