INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Renditja e FIFA-s, Shqipëria pëson rënie të lirë [FOTO]

Renditja e FIFA-s, Shqipëria pëson rënie të lirë [FOTO]

Publikuar më: 17:45 20-10-2016

Humbja me Spanjën për eliminatoret e Botërorit 2018, duket se ka ndikuar ndjeshëm në renditjet e kombëtares tonë në renditjen e FIFA-s të muajit tetor. Skuadra kuqezi e sheh veten në vendin e 47-të tashmë, në kuotën e 619 pikëve, duke humbur 7 pozicione.

Përsa u përket skuadrave të tjera në grupin tonë kualifikues, Spanja është pikërisht ajo që ka renditjen më të mirë, pasi është në vendin e 10. Italia edhe këtë radhë qëndron në vendin e 13, ndërsa Izraeli ka fituar 19 vende, për t’u pozicionuar i 79. Maqedonia zbriti 9 shkallë në renditjen e FIFA-s dhe e sheh veten në vendin e 155.

Ka fituar pozicione përfaqësuesja e Kosovës edhe pse humbi ndaj Kroacisë dhe Ukrainës. Skuadra e Albert Bunjakut për këtë muaj është e 164 me 135 pikë, 4 shkallë më sipër në krahasim me renditjen e muajit të mëparshëm. Vendi i parë mbahet nga Argjentina, ndërsa në vendin e dytë ndodhet Gjermania, dhe podiumin e plotëson Brazili.

Article Logic
Execution time: 0.0033969879150391