Shqipëria ruan vendin e 63-të, pas publikimit të renditjes së re të FIFA-s. Shumica e skuadrave evropiane kanë ruajtur pozicionet e tyre, për shkak të mungesës së ndeshjeve miqësore, ndërkohë që është luajtur në zonën e Amerikës Qendrore e Veriore për Gold Cup, fituar nga SHBA.
Kuqeinjtë kanë 583 pikë, ndërkohë që rënie ka pësuar Kosova, në vendin e 180-të.
Në listë nuk mungojnë risitë, duke filluar që nga kreu, ku Brazili ka kapërcyer Gjermaninë. Po ashtu, Zvicra arrin kulmin historik, duke u renditur në vendin e katërt, e ndjekur nga Polonia, gjithashtu me rezultatin më të mirë në histori.
Dhjetëshja e parë mbyllet nga Franca, e ndjekur nga Spanja e Italia.