INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Renditja e re e FIFA-s, Shqipëria lë pas Suedinë, Rusinë e Serbinë

Renditja e re e FIFA-s, Shqipëria lë pas Suedinë, Rusinë e Serbinë

Publikuar më: 12:54 11-08-2016

Asnjë ndryshim pozicioni për kombëtaren shqiptare të futbollit në renditjen e re të publikuar nga Fifa. Edhe në klasifikimin e muajit gusht kuqezinjtë e Gianni De Biasit vazhdojnë të mbajnë vendin e 37-të në Botë në kuotën e 739 pikëve.

Kombëtarja shqiptare në klasifikimin e Fifas për muajin gusht lë pas përfaqësuese të tilla si Rusia, Irani, Suedia e Senegali e Paraguai ndërsa përpara në renditje ka kombëtare si Republika Ceke, Gana apo Bregu i Fildishtë. Dy impenjimet e radhës për kombëtaren kuqezi janë ato ndaj Marokut dhe Maqedonisë.

Shumë pak kombëtare kanë arritur të fitojnë pozicione ose të humbasin ndonjë vend në renditje në këtë klasifikim të ri të publikuar nga qeveria e futbollit Botëror kjo për vetë faktin se shumica e ekipeve përfaqësuese nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare apo miqësore që pas përfundimit të Euro 2016-të.

Miqësorja ndaj përfaqësueses afrikane do të zhvillohet në datën 31 gusht në stadiumin Loro Boriçi ndërsa sfida eliminatore për kualifikueset e Botërorit Rusi 2018, 5 ditë më pas në të njëjtin stadium.

Përsa i përket kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin G të eliminatoreve të Kupës së Botës, Spanja pozicionohet në vendin e 8-të në renditjen e Fifas, Italia në vendin e 10-të, Izraeli shumë më poshtë se kuqezinjtë në vendin e 76-të, Maqedonia e 138-ta ndërsa Lihtenshtejni i 182-ti, shkruan supersport. Klasifikimi vazhdon të kryesohet nga Argjentina e ndjekur nga Belgjika dhe Kolumbia.

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547