INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Renditja e Shqipërisë dhe e ardhmja e trajnerit De Biasi

Renditja e Shqipërisë dhe e ardhmja e trajnerit De Biasi

Publikuar më: 08:20 17-10-2016

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi thotë se qëndrimi te Shqipëria varet nga shumë faktorë “Varet nga shumë gjëra. Kam ende një kontratë të vlefshme me FSHF-në deri në fund të këtij edicioni, ndaj jam i përqëndruar këtu dhe sigurisht që dua ta vazhdoj deri në ndeshjen e fundit. Më pas të shohim çdo të rezervojë e ardhmja”.

Në një intervistë për portalin e njohur në Itali, TutoMerkartoWeb, De Biasi e quajti normale humbjen me Spanjën dhe theksoi se loja e komëntares shqiptare ishte e mirë.

“Pavarësisht humbjes jam i kënaqur me dy ndeshjet e fundit” thotë ai

Sa janë mundësitë për të shkuar në Rusi 2018? Nuk ka problem për ne. Jetojmë dhe mendojmë cdo ditë për këtë por gjithsesi duke qenë realist. “Spanja ka cilësi superiore në krahasim me gjithë të tjerat, pastaj vjen Italia. Më pas jemi ne, Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtejni. Gjithsesi diçka është e sigurt, ne do të provojmë deri në fund”.

I pyetur për futbollistë të rinj të talentuar shqiptarë që mund të shkëlqejnë në futbollit elitar, De Biasi përmend Rey Manaj-n, të cilin e konsideron të ardhmen e Kombëtares Kuqezi.

Për italianin nuk përbën diferencë të madhe nëse drejton një përfaqësuese apo një klub. Gjithçka varet nga projekti që i ofrohet. Pasi i kërkohet një opinion për Serinë A, De Biasi thekson se Juventusi ka një avantazh shumë të madh ndaj rivalëve, por në futboll asgjë s’është e sigurt. Garën më të fortë e sheh për vendin e tretë, ku sipas trajnerit të Shqipërisë do të rivalizojnë fort Roma, Napoli dhe Interi, pa harruar edhe Milanin.

Article Logic
Execution time: 0.0034768581390381