Me humbjen 2-0 në Shkodër ndaj Spanjës, Shqipëria zbriti nga vendi i parë në vendin e tretë, në grupin G. Ish-kampionët e botës me këtë fitore shkojnë në kuotën e 7 pikëve, aq sa Italia e cila mori një fitore me përmbysje në Shkup, ndaj Maqedonisë.
Tashmë kuqezinjtë me 6 pikë ruajnë vendin e tretë, pasi me aq pikë është edhe Izraeli që fitoi sot ndaj Lihtenshtejnit me rezultatin 2-1.
Në bazë të rregullave me kualifikimin në Kupën e Botës, vendi i parë kalon direkt ndërsa vendi I dytë luan në fazën play-off.