INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rëndohet bilanci, 13 të vdekur nga CORONAVIRUS në Shqipëri, 243 të infektuar

Rëndohet bilanci, 13 të vdekur nga CORONAVIRUS në Shqipëri, 243 të infektuar

Publikuar më: 11:30 31-03-2020

Të tjera raste me koronavirus janë regjistruar në vendin tonë. Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, numri i të infektuarve në vendin tonë është 243.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 20 raste të reja me koronavirus, ndërsa një tjetër person ka humbur jetën.

Njoftimi i Ministrisë

Në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1671 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 243 raste. Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese. Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve. Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: – Tiranë 129 raste – Durrës 26 raste – Lushnje 4 raste – Elbasan 5 raste – Fier 23 raste – Kavajë 4 raste – Rrogozhinë 2 raste – Korçë 15 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 8 raste – Lezhë 5 raste – Berat 1 rast – Has 2 raste – Krujë 5 raste -Tropojë 4 raste – Pukë 3 raste – Mirditë 2 raste Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë! Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19.

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045