INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rëndohet bilanci! 16 viktima nga CORONAVIRUS në Shqipëri, 277 të prekur!

Rëndohet bilanci! 16 viktima nga CORONAVIRUS në Shqipëri, 277 të prekur!

Publikuar më: 11:30 02-04-2020

Bilanci i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë po rritet çdo ditë. Të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se numri I të infektuarve ka shkuar në 277.

Ndërsa 24 orët e fundit janë regjistruar 18 të prekur nga COVID-19. Një i moshuar ka humbur jetën, duke e çuar në 16 numrin e viktimave.

Njoftimi i Ministrisë

Ju bëjmë me dije se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me COVID-19. 78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Deri tani janë 16 persona që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1919 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 277 raste, nga të cilët vetëm 8 janë femijë. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 9 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76. Sot janë testuar edhe 9 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar negativë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: – Tiranë 143 raste – Durrës 30 raste – Lushnje 4 raste – Elbasan 8 raste – Fier 23 raste – Kavajë 6 raste – Rrogozhinë 2 raste – Korçë 16 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 10 raste – Lezhë 6 raste – Berat 1 rast – Has 8 raste – Krujë 5 raste -Tropojë 4 raste – Pukë 4 raste – Mirditë 2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për përfitimin e barnave me rimbursim dhe cdo pyetje për COVID-19 ndërsa në numrin e urgjencës kombëtare 127 duhet të telefonojnë nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19.

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711