INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Renee nuk e di që unë dhe Nora jemi ndarë’’, Robert Berisha trondit me deklaratën

‘’Renee nuk e di që unë dhe Nora jemi ndarë’’, Robert Berisha trondit me deklaratën

Publikuar më: 15:35 19-10-2021

Robert Berisha njihet për deklaratat e tij që shkaktojnë shumë bujë në media dhe publik.

Këngëtari i ftuar së fundmi në ‘’Goca dhe gra’’ foli për raportin e shkëlqyer që ruan me Norën edhe pas ndarjes duke thënë se çdo gjë e bëjnë për lumturinë e vajzës së tyre, Renee.

Madje sipas Robertit aq mire. e kanë menaxhuar situatën sa vajza nuk e di që ata janë realisht të ndarë.

E kam menaxhuar aq mirë, sa goca nuk e di fare që ne jemi të divorcuar, dhe nuk e ka kuptuar që ne nuk jemi bashkë. Ne thjesht nuk bashkëjetojmë me një shpi, ne edhe pushimet i bëjmë bashkë. Kur vie puna me qenë e lumtur goca ajo është primare. Mendoj që duhet të harrohet ky mentalitet, këto komplekse të shqiptarëve, që kur të ndahesh nuk ke të drejtë as komshiut të gruas me i folë”, tha Berisha.

Nora dhe Roberti janë nga çiftet e rralla që edhe pas ndarjes bëjnë pushime bashkë dhe ruajnë raporte shumë të afërta me njëri-tjetrin sa shpesh janë përfolur edhe për ribashkim.

Article Logic
Execution time: 0.0038471221923828