Tifozët e Vllaznisë kanë dalë sot në protestë duke fajësuar drejtuesit e klubit për rënien e ekipit të tyre në Kategorinë e Parë të futbollit.
Tifozët janë grumbulluar përpara godinës së Bashkisë Shkodër dhe kanë gjuajtur me vezë dhe flakandantë në drejtim të saj.
Përveç pankartave dhe thirrjeve kundër kryetares se bashkisë, protestuesit kanë hedhur edhe letra higjienike në drejtim të zyrës së saj, për te ironizuar figurën e Ademit.
“Hajna, hajna”, “Dilni dhe mos rrini brenda”, ishin këto disa nga thirrjet e tifozëve shkodranë.
“Është fatkeqësi e madhe për futbollin shkodran”, janë shprehur disa prej tyre, ndërsa në drejtim të kryebashkiakes Ademi nuk kanë munguar as fyerjet dhe ofendimet në kor.