Kthjellime dhe vranësira kalimtare vijojnë ndikimin deri në mesditë kur vranësirat fuqizohen në zonat Lindore duke sjellë shira të përkohshëm. Vonë pasdite dhe gjatë natës, kthjellimet me vranësira kalimtare ri-kthehen në të gjithë territorin shqiptar.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit dhe mesditës duke variuar nga 13 në 32°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke ruajtur në det dallgëzimin deri 2 ballë.