INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘‘Rënkimet dhe ofshamat na tmerruan fëmijët’’, zbulohet bordelloja në Durrës

‘‘Rënkimet dhe ofshamat na tmerruan fëmijët’’, zbulohet bordelloja në Durrës

Publikuar më: 20:54 14-12-2017

Një ambient i marrë me qira në qytetin e Durrësit ku gëlonte prostitucioni është zbuluar sot nga Policia. E sipas banorëve që nuk guxojnë të dalin para kamerave prostitucioni lulëzon jo vetëm në zonën e verës por edhe të dimrit në Plazhin e Durrësit.

Apartamenti që ishte marrë me qira nga 47-vjeçarja Shpresa Ymeri (Pisha) ishte kthyer në një bazë prostitucioni në lagjen Iliria në plazhin e Durrësit, në anë të rrugës në krahun e shinave të hekurudhës.

Aty hynin dhe dilnin në çdo orë të ditës dhe të natës çifte të cilët ishin bërë shqetësim për të gjithë komunitetin për shkak të ndotjes akustike.

“Vdiqëm prej tyre. Nuk dilnim dot nga shtëpia. Njerëz që hynin, që dilnin pa pushim e zhurma, të bërtitura. Shyqyr që i kapi policia. Po çdo ditë fytyra të reja e halabakë. Na u tmerruan fëmijët. E kuptuam që diçka nuk shkonte, po kujt ia mbante të fliste”, shprehen banorët jashtë kamerave.

Banorët kanë shprehur dyshimet që kjo banesë kishte kohë që shfrytëzohej për prostitucion, për shkak të numrit të madh të personave të panjohur që hynin e dilnin tek ajo derë, shkruan Ballkan Web.

Policia tha se 47-vjeçarja i rekrutonte vajzat dhe klientët në një lokal me qira që kishte në lagjen numër 12. Prej aty i transportonte në plazh në apartamentin e saj ku çdo akt kushtonte 5 mijë lekë.

durres-baza-e-prostitucionit.jpgtipja_e_prostitutave.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434