Seven Saraçi është një nga artistët më të njohur në muzikën shqiptare.
Fillimisht karierra e tij ka filluar si producent muzikor i shumë artistëve të famshëm shqiptarë. Më pas Seven na është prezantuar me këngët e tij të para, të cilat menjëherë janë shndërruar në hit-e.
Reperi e ka shprehur shpesh në intervista që jeta e tij është e ndarë midis Amerikës dhe Shqipërisë, pasi atje jeton familja e tij, por ai ndihet krenar për origjinën.
Teksa jeta e vrullshme gjithmonë të merr përpara në Amerikë, Seven e ka gjetur një surprizë në një nga kafenetë më të njohura globalisht “Starbucks”.
Kjo kompani është e famshme për shkrimin e emrave të klientëve në produktet e saj, por duket se emrin e Seven punonjësit nuk e kuptojnë në mënyrën e duhur.
Seven ndryshe përkthehet “shtatë” në gjuhën angleze dhe reper-i nëpërmjet një postimi ka ndarë këtë hall me ne :
"Nëse i them që emri im i vërtet është Seven nuk më marrin seriozisht kështu që emri im është Steve" - shkruan ai.
Me të vërtetë një hall i madh në Amerikë, ndërsa në Shqipëri ne patjetër e kemi vlerësuar si mjaft të veçantë këtë emër.