Ai shpesh është cilësuar edhe si një ndër reperat më të pasur në Amerikë.
Kjo e justifikon edhe shpenzimin e bërë së fundmi në një ditëlindje. Jay Z ka festuar ditëlindjen e mikut të tij të ngushtë dhe presidentit të Roc Nation Sports, Juan OG Perez. Grupi ka qenë i përbërë nga 6 persona dhe pas darkës në një nga restorantet në Manhattan, ata kanë kaluar në clubin e natës ‘Playroom’ ku përveç pijeve të tjera, konsumuan edhe 40 shishe shampanjë e cila është në pronësi të vetë Jay Z.Madje reperi është parë të shpërndante shishe edhe në tavolinat e tjera, duke mos harruar të lërë edhe një bakshish të majmë në fund.