Skenës se showbizit shqiptar i është bashkuar edhe reperi i njohur, i cili lë Greqinë për tregun shqiptar.
Toquel është 22 vjeçari i cili jeton në Greqi së fundmi ka paralajmëruar një këngë në gjuhën shqipe e cila do të publikohet nesër (1 korrik) në ora 20-00, në kanalin e YouTube. Toquel, se fundmi është bërë pjesë e kompanisë “Mojo Productions” ku po kjo kompani muzikore ia ka inçizuar edhe spotin e këngës.Kujtojmë që rep artisti është goxha i famshëm edhe në shtetin helen, ku këngët e tij në kanalin e YouTubes janë shikuar miliona herë. Për më shumë detaje ne sjellim disa sekuenca të këngës së re që reperi i ka publikuar në profilin e tij në Instagram.