Reperi shqiptar, Azet ka humbur një njeri shumë të afërt.
Babai i tij është ndarë nga jeta dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë Azet.
Përmes një postimi në Instagram me fotografinë e babait Azet shprehet se babai i tij e ka bërë të ndihet krenar gjithmonë:
“Faleminderit shum Bab, që deri sot ishe me ne. Na ke bërë krenar gjithmonë. Ishalla edhe ne të kemi bërë krenarë”.
Në këtë moment të vështirë, Azet ka bllokuar edhe mundësinë e komenteve në Instagram!