Reperi Kodak Black u arrestua në kufirin amerikan i akuzuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje, kur hyri nga Kanadaja.
Vendndodhja e 21-vjeçarit nuk dihej, pasi reperi kishte anuluar mbrëmë një koncert në Boston.
Sipas një raporti nga TMZ, ai u ndalua dhe u arrestua për mbajtjen e të paktën dy armëve dhe të një sasi marijuane, kur tentoi të kalonte doganën.
Ai thuhet se është ende në paraburgim dhe duhet të paguajë 20,000 dollarë.
Fansat e këngëtarit thuhet se e pritën për orë të tëra jashtë vendit ku do të mbante koncertin, para se stafi i tij të lajmëronte për anulimin.
Kodak nisi turneun “Dying to Live” më 14 mars, ku do të performonte në disa vende në Amerikë dhe Kanada.