INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reperi i njohur bën deklaratë prekëse pas ndarjes nga jeta të ish-gruas. [FOTO- VIDEO]

Reperi i njohur bën deklaratë prekëse pas ndarjes nga jeta të ish-gruas. [FOTO- VIDEO]

Publikuar më: 12:25 19-11-2018

Kim Porter , aktorja dhe modelja 47-vjeçare, u gjet e pajetë në 15 nëntor në shtëpinë e saj, pasi tha se po luftonte me gripin, që u shndërrua në pneumoni. Të gjithë u shokuan pas këtij lajmi të hidhur dhe sigurisht janë familjarët dhe personat që e kanë njohur personalisht ata që e vuajnë më shumë.

GFHGFBH.PNG

 

Sipas mediave të huaja njëri prej tyre reperi P.Diddy, është në gjendje të rënduar mendore.

Ndërkohë që ditën e djeshme ajo është përcjellë për në banesën e fundit, reperi ka bërë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale. Meqenëse një pjesë të jetës e kanë kaluar së bashku, ai ka zgjedhur momentet më pikante dhe i ka publikuar në ‘Instagram’ së bashku me një dedikim.

 

ERGTRGTRH.PNG

 

“Tre ditët e fundit jam përpjekur të zgjohem nga ky makth. Por nuk kam mundur. Nuk e di se çfarë do të bëj pa ty zemër. Më mungon kaq shumë. Sot do të bëj nderime për ty, do të përpiqem të gjej fjalët për të shpjeguar marrëdhënien tonë të pashpjegueshme. Ishim më shumë se miq të ngushtë, ishim më shumë sesa shpirtra binjakë. Ishim një dreq gjëje tjetër!”, shkruan reperi I njohur.

Kujtojmë që, P.Diddy dhe Kim Porter ishin të divorcuar, por pavaresisht kësaj ata kishin një marrëdhënie të mirë dhe shpesh shiheshin në shoqëri të njëri-tjetrit./intv.al/

DRFGSDFHG.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003558874130249