Morena Taraku ka reaguar e tronditur për ndarjen nga jeta të reperit të njohur grek, Mad Clip pas një aksidenti fatal me makinë në Athinë. 34-vjeçari u përplas me një shtyllë teksa po udhëtonte me makinën e tij Porsche.
Mediat fqinje raportojnë se shërbimet zjarrfikëse u përpoqën me orë të tëra për të nxjerrë trupin nga automjeti. Ai po kthehej nga një dasmë ku kishte marrë pjesë, nga e cila kishte ngarkuar shumë fotografi në rrjete sociale.
Morena ka publikuar një foto të reperit krahas së cilës tregon se kanë pasur plane për një projekt të përbashkët muzikor. “Nuk mund ta besoj vëlla. U prehsh në paqe. Kënga jotë mbeti…”, ka shkruar këngëtarja. Reperi njihet për shumë hite, mes së cilash edhe me këngëtaren me origjinë shqiptare Eleni Foureira.